eksperti ad

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjatë ditës së djeshme, 01.07.2026, fshatrat Dardani dhe Zllatar të Komunës së Ferizajt.

Sipas pamjeve të publikuara nga Meteo Ballkan në rrjetet sociale, intensiteti i lartë i reshjeve ka qenë i dukshëm, duke sjellë një volum të madh uji brenda një kohe të shkurtër.



Këto raste të reshjeve janë lokalizuar shpejt, por që nuk kanë kaluar pa dëme materiale.

Në komunën e Vitisë kishte po ashtu vërshime, ku përveç dëmeve të lehta materiale, ka edhe një shtëpi të dëmtuar rëndë. /Telegrafi/