LAJMI I FUNDIT:

Shiu dhe breshëri i shkaktuan Rahovecit mbi 5 milionë euro dëme

Shiu dhe breshëri i shkaktuan Rahovecit mbi 5 milionë euro dëme

Komisionet e formuara me vendim të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi dhe dëmeve të shkaktuara amvisëri dhe ekonomi familjare kanë përgatitur raportet mbi vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit për media, anëtarët e këtyre komisioneve pas vizitave të bëra në teren kanë përgatitur raporte dhe bazuar në këto raporte vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri është 5 milionë e 252 mijë e 984. 15 euro.


Raportet e vlerësimit të dëmeve, gjatë ditës së djeshme i janë dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj në vizitën e tij të bërë në Komunën e Rahovecit. /Telegrafi/