LAJMI I FUNDIT:

I shiti virgjërinë politikanit për 1.3 milionë funte, thotë se e bëri për shkak të karrierës – e ëma e përkrah fuqishëm

I shiti virgjërinë politikanit për 1.3 milionë funte, thotë se e bëri për shkak të karrierës – e ëma e përkrah fuqishëm

Britanikja Lia, 24-vjeçe që pretendon se ka fituar 1.3 milion funte me shitjen e virgjërisë një deputeti britanik rreth të 50-ve, thotë se planifikon që këto para t’i përdorë për ndërtimin e karrierës së saj.

Ajo beson se mundësia që ta shet marrëdhënien e parë intime “është një hap i rëndësishëm drejt emancipimit”, transmeton Telegrafi.

Lia ka pranuar se fillimisht është argëtuar me pasanikun për afro dy muaj, kurse ai e paguante rreth 17,700 funte në muaj. Kështu më pas ky politikan vendosi të ketë marrëdhënie intime me Lian, por një gjë të tillë e bëri përmes agjencisë “Cinderella Escorts” që u mundëson vajzave shitjen e virgjërisë me çmim sa më të mirë të mundshëm.

Në videon e publikuar më poshtë Lia shpjegon se si ka vendosur të marrë një vendim të tillë – duke pretenduar se gjithë këtë e bën për të ndërtuar karrierë në biznesin e pronave të paluajtshme.

“Tashmë kam filluar të ndje ligjëratat dhe të marrë pjesë nëpër seminare”, ka deklaruar kjo vajzë e re e cila thotë se tani dëshiron të jetojë në Londër, në një lagje “të sigurtë” ku nuk do të ketë “stres financiar sa i përket marrjes me qira të ndonjë apartamenti”.

“Do të filloja të ndërtojë karrierë në biznesin e pronave të paluajtshme, pasi puna si freelancer nuk është diçka e mirë pasi nuk keni stabilitet financiar”, ka shtuar ajo.

Lia ka pranuar se aktualisht jeton me të ëmën që di gjithçka për planet e saj dhe e përkrah fuqishëm. Ato kanë raporte të shkëlqyera, dhe e kupton sesi çdo femër në fund e braktis mashkullin me të cilin për herë të parë ka kryer marrëdhënie intime.

Ajo thotë se burrë me të cilin ka pranuar të ketë marrëdhënie intime është një “zotëri” dhe shumë i arsimuar, me “ndikim të madh në Londër”.

“Është emocionuese të takohesh një burrë me kaq shumë ndikim. Më impresionon fakti që madje ka shofer dhe truprojë personal. Një burrë i tillë më intereson”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Kalo në kategori