Një top i bejsbollit i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shitur në një ankand për 50 mijë dollarë – ku një pjesë e parave do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.

Shtëpia e ankandit nga Bostoni, “RR Auction”, njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të Rawlings Major League ishte tre herë më e lartë se sa ishte parashikuar.

“RR Auction” do ta dhurojë pjesën e saj prej 15 mijë dollarësh, raporton skynews.

Shitësi Randy Kaplan do të dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.

Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares. /Telegrafi/