Qeni u përball me një “ndërhyrës” në oborr, reagimi i tij është bërë hit

“Golden Retriveri” Buddy u përball me një kundërshtar të papritur – një qese plastike që era e bartte nëpër oborr.
Videoja, e publikuar në TikTok, tregon Buddyn duke e vëzhguar qesen nga brenda shtëpisë, por kureshtja e tij fillestare shpejt shndërrohet në frikë. Edhe pse nga “ndërhyrësi” e ndante një xham, qeni u tërhoq dhe u përkul, duke bërë pronarin e tij të shpërthente në të qeshura.
Videoja e përdoruesit @andrewirizk nis me pamjen e qeses në oborr, shoqëruar me komentin se si kishin marrë një qen për t’ua ruajtur shtëpinë. Kamera më pas kthehet nga Buddy, i cili qëndron brenda dhe e vëzhgon me kujdes qesen.
Qeni nuk ia ndan sytë qeses dhe duket sikur po përpiqet të kuptojë nëse objekti i pazakontë përbën ndonjë kërcënim. Megjithatë, mes tyre gjatë gjithë kohës është një xham, kështu që qesja në fakt nuk mund t’i bëjë asgjë.
Kur qesja lëviz sërish dhe fluturon drejt dritares, kureshtja e Buddy-t zhduket. Qeni tërhiqet menjëherë, fut bishtin ndër këmbë dhe ulet drejt tokës, duke u përpjekur të largohet sa më shumë nga dritarja. Pronari, në sfond, nuk arrin ta përmbajë të qeshurën.
“Nuk janë ata për të ruajtur shtëpinë, por kanë nevojë të mbrohen”
Videoja ka marrë më shumë se 106 mijë pëlqime, ndërsa përdoruesit në komente janë tallur me reagimin e Buddy-t. Njëri prej tyre e përmblodhi situatën me komentin: “Nuk janë ata për të ruajtur, atyre u duhet mbrojtje”.
Një përdorues tjetër tregoi një përvojë të ngjashme, duke shkruar se retriveri i tij dikur kishte vrapuar drejt oborrit pasi mendonte se diçka ndodhej aty, por në fund doli se ishte vetëm një top futbolli.
Një tjetër komentues e përshkroi ndoshta më së miri situatën: “Askush nuk ka menduar ndonjëherë se retriveri i artë do ta ruajë shtëpinë”. Buddy mund të jetë zakonisht një qen i guximshëm, por këtë herë një qese e zakonshme plastike e trembi goxha. /Telegrafi/






































