LAJMI I FUNDIT:

Shitësi iu kërkoi të ktheheshin më vonë, plaçkitësit ranë në kurth dhe u arrestuan (Foto)

Shitësi iu kërkoi të ktheheshin më vonë, plaçkitësit ranë në kurth dhe u arrestuan (Foto)

Grupi i gjashtë të dyshuarve për plaçkitje rranë në kurth, pasi një shitës në Belgjikë iu kërkoi të ktheheshin më vonë.

Megjithëse e kërcënuan, burri i njohur vetëm si Didier iu tha se nuk ka asnjë para dhe se mund të fitojë pasi të shiste diçka, transmeton Telegrafi.


Pronari i dyqanit të duhanit që ndodhet në Charleroi, ka thënë se atë e kërcënuan me armë dhe i kërkuar t’ju dhurojë të gjitha paratë.

“Erdhën rreth orës tre të mesditës, kur i binda se nuk kam të holla dhe se mund të kem dikur më vonë. Menjëherë e telefonova policinë”, ka thënë Didier. Pa pritur se do të shfaqen, ai ka qëndruar i qetë ku pa grupin që u kthye pas një ore e gjysmë.

Derisa ndodheshin brenda, ata u rrethuan prej policisë. Njëri prej tyre arriti të ikte dhe ende është në arrati, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një të mitur. /Telegrafi/