Një tregtar ambulant, i cili shiste bukë me qofte në plazhin e Spillesë në Kavajë, është mbajtur peng për gati dy orë dhe është dhunuar nga tre të rinj, tashmë të arrestuar nga Policia.

Reklama

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u arrestuan autorët e dyshuar të ngjarjes.

Burime zyrtare të Policisë kanë thënë se tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin Agim Dumani, 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht.

Më pas e kanë mbajtur peng, jashtë vullnetit të tij në vende të ndryshme.

Reklama

Disa orë pas ngjarjes, oficerët e Hetimit të Krimit të Policisë së Kavajës arritën të arrestonin autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Zaimir Xhelezi, 31 vjeç, Bledar Çaça, 32 vjeç dhe Bedri Muça, 25 vjeç, banues në fshatra të ndryshme të Kavajës.

Reklama

Këta persona, sipas Policisë, njihen si problematikë dhe kanë qenë të skeduar edhe më parë nga organet e rendit. Nga ana tjetër, ata kishin njohje me tregtarin ambulant që morën peng, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Durrës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur për shkak se tregtari 54-vjeçar u ka kërkuar të rinjve që të largonin makinën, pasi e kishin parkuar para tezgës së tij dhe e pengonin në punë.

Reklama

PENGMARRJA

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici tregtari 54- vjeçar Agim Dumani, pasditen e së hënës është dhunuar fizikisht dhe është marrë peng nga 3 persona që i njihte prej vitesh si banorë të zonës.

Dumani ka shpjeguar se këta persona kanë qenë duke pirë birra te një kioskë afër vendit ku ai shiste bukë me qofte.

Reklama

Ata kishin parkuar makinën e tyre tip “Rover” para tezgës ku Dumani ushtronte aktivitetin e tij dhe ai u ka thirrur duke u kërkuar që ta lëviznin makinën pasi po e pengonin.

Fillimisht tre të rinjtë kanë debatuar me tregtarin, por më pas janë larguar. Pas disa minutash, ata janë rikthyer tek ai dhe e kanë ftuar për ta qerasur me një birrë.

Reklama

“Meqë nuk ke punë tani, hajde të të japim ndonjë birrë se të ramë në qafë kot më përpara se ishe në punë”, i kanë thënë autorët 54-vjeçarit.

Ai ka pranuar duke e marrë si të mirëqenë propozimin e të rinjve, duke qenë se edhe i njihte dhe ka hipur në makinën e tyre.

Por, pasi ka udhëtuar jo më shumë se 100 metër me makinë, ata kanë filluar ta dhunojnë, duke e goditur me grushte brenda në automjetin e tyre.

Reklama

Më pas e kanë zbritur në tokë dhe kanë filluar sërish ta godasin me grushte e shkelma. Pasi e kanë dhunuar për disa minuta, e kanë futur me forcë në bagazhin e makinës.

Reklama

LIRIMI I PENGUT

Bashkë me 54-vjeçarin që kishin futur në bagazhin e makinës “Rover”, tre autorët kanë ndaluar para një lokali, pranë zonës së plazhit të Spillesë.

E kanë zbritur dhe e kanë detyruar që të futej në tualetin e lokalit, duke i thënë që të pastrohej pasi ishte bërë me gjak.

Por, në këtë kohë, disa dëshmitarë kanë kuptuar se të rinjtë e kishin dhunuar tregtarin dhe i kanë telefonuar Policisë. Në momentin që kanë parë patrullat e Policisë që po afroheshin te lokali ku ata ndodheshin, autorët kanë nxituar të hipin në makinë bashkë me pengun, të cilin e kanë zbritur pas 100- metrash duke e kërcënuar: “Mos trego asgjë se çfarë ndodhi se do të të gjejmë prapë”. /Panorama/

Reklama