LAJMI I FUNDIT:

“Shishet binjake”, mesazh ambientalist në Venecie

“Shishet binjake”, mesazh ambientalist në Venecie

“Twin Bottles” (Shishet binjake) titullohet vepra e dy artistëve – njëri nga të cilët shqiptar – që prezanton dy skulptura të mëdha metalike, vendosur në Kanalin e Madh në Venecie. Janë dy shishe të mëdha që pluskojnë mbi ujë, si një sensibilizim për ndotjen e deteve.

“Pas 15 vjetësh rrezikojmë të kemi më shumë shishe plastike në det, se peshq”, thonë Helidon Xhixha dhe Giacomo Jack Braglia.


Ky nuk është angazhimi i parë me karakter ambientalist i Helidon Xhixhës. Në vitin 2015, po në Venecie ai realizoi veprën “Iceberg” (Ajsbergu) duke denoncuar shkrirjen e akujve për shkak të ngrohjes globale.