LAJMI I FUNDIT:

Shisha – e dëmshme për zemrën dhe mushkëritë, njëjtë si cigarja

Shisha – e dëmshme për zemrën dhe mushkëritë, njëjtë si cigarja

Shisha është proces i tymosjes së duhanit që realizohet përmes djegies së qymyrit dhe ftohjes së tymit nga uji. Shijet e ndryshme e bëjnë më atraktive duke shtuar kuriozitetin


Dr. Gëzim Berisha
Kardiolog

Praktikimi i tymosjes së shisha-s daton qysh në kohën e lashte ku origjinën e ka në vendet aziatike dhe afrikane. Rritja e konsumimit të saj ka ndodhur sidomos vitet e fundit pas ndalimit të konsumimit te duhanit në vende të mbyllura.

Sot, shisha është një fenomen global në rritje e sipërme ku në Evropën perëndimore rreth 10% e adoleshenteve e konsumojnë atë. Përdoruesit e saj mendojnë se ajo është e parrezikshme për shëndetin, por të dhënat shkencore kanë nxjerr në pah fakte të tjera.

Sikur edhe cigarja, shisha përmban nikotinë, monoksid karboni, metale të rënda siç janë arseni e plumbi si dhe substanca të tjera kancerogjene.

Të gjitha studimet kanë gjetur se konsumimi i këtyre substancave në mënyrë sinjifikante kanë rritur rrahjet e zemrës, shtypjen sistolike të gjakut, shtypjen diastolike si dhe kanë rritur përqendrimin e monoksidit të karbonit në gjak. Pra, efektet akute të shisha-s në zemër janë të njëjta me ato të duhanit duke konkluduar se konsumimi i saj dëmton zemrën dhe mushkëritë sikur cigarja.

Shisha përmban edhe agjent të ndryshëm toksik që rrisin afinitetin e gjakut për t’u trashur duke rritur gjasat për bllokim të arterieve dhe sëmundje të zemrës. Efektet tjetër negative janë edhe ngurtësimi i arterieve të gjakut dhe aortës duke e zvogëluar elasticitetin e tyre. Rritja e afinitetit të gjakut për t’u trashur dhe ngurtësimi i arterieve rrit gjasat për shfaqjen e sulm në tru apo në zemër si dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare.

Konsumimi i shisha-s shkakton varshmëri deri sa një seancë tymosje që zgjat 20 deri 80 minuta, është e barabartë me tymosjen e rreth 150 cigareve.

Efekte tjera të shisha-s në organizëm janë edhe:

▪ Shkaktimi i sëmundjet kronike obstruktive te mushkërive
▪ Shumëfishimi i rrezikut për kancer sidomos kancerit të gojës, fytit dhe mushkërive
▪ Rritja e rrezikut për sëmundje infektive, si për shembull tuberkulozi, hepatiti,
herpesi, etj. Kjo ndodh kryesisht për shkak sepse kjo pije zakonisht konsumohet në grupe duke përdor aparaturën e njëjtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vërejtjen se shisha nuk është më e sigurt dhe nuk është më pak e dëmshme se sa duhani, përkundrazi konsumimi i saj rrezikon shëndetin e trupit në përgjithësi dhe zemrës në veçanti – njëjtë si cigarja.

Pra, efektet negative të shisha-ve në shëndet, janë pothuajse identike me efektet negative të duhanit në shëndet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori