LAJMI I FUNDIT:

Shipoviq jep dorëheqje, Komuna Qendër nesër do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij

Shipoviq jep dorëheqje, Komuna Qendër nesër do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij

Nesër pasdite në seancë, komuna Qendër do ta shqyrtojë dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit të komunës, Mirosllav Shipoviq nga radhët e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Informacionin e ka konfirmuar komuna. Nga atje thonë se dorëheqja është pika e parë, kurse e dyta do të jetë fjala e kryetarit të ri të Këshillit.


Shipoviq për Kanal 5 e ka konfirmuar dorëheqjen por nuk është përgjigjur pse nuk dëshiron të qëndrojë në këtë pozitë. /Telegrafi/