LAJMI I FUNDIT:

Shillova thotë se ndihma e SHBA-së ka ndikuar direkt në forcimin e policisë

Shillova thotë se ndihma e SHBA-së ka ndikuar direkt në forcimin e policisë

Drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, është takuar me ndihmës sekretaren e Shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, me të cilën kanë biseduar për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndaj Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit për media, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, trajnimet dhe pajisjet e ndryshme teknike dhe teknologjike të ofruara nga SHBA-ja përmes INL dhe ICITAP, kanë ndikuar direkt në ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të PK-së, në arritjen e rezultateve pozitive në fusha të ndryshme të IT-së, krimeve kibernetike etj., e në veçanti në fushën e parandalimit dhe konfiskimit të narkotikëve.

Drejtori Shillova ka thënë se PK-ja në vazhdimësi ka treguar rezultate pozitive në fushën e parandalimit të trafikimit të narkotikëve, përderisa në vitin 2018 ka treguar rezultate më të theksuara në arrestim, parandalim dhe konfiskimin e substancave të ndryshme narkotike e në veçanti në konfiskimin e 119 kg heroinë.

Ndërsa zëvendëssekretarja e Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Kirsten D. Madison e ka përgëzuar drejtorin e Hetimeve të Policisë të Kosovës, Riza Shillova, për sukseset e tyre të treguara kohëve të fundit në luftën kundër narkotikëve.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative dhe krimit të organizuar në përgjithësi e veçanërisht, në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori