LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Në decentralizimin fiskal do të marrin pjesë vetëm komunat shembullore financiare

Shilegov: Në decentralizimin fiskal do të marrin pjesë vetëm komunat shembullore financiare

“Në decentralizimin fiskal do të marrin pjesë vetëm ato komuna që i përmbushin detyrimet e tyre fiskale, përkatësisht ato komuna që i mbledhin taksat dhe nuk bëjnë shpenzime të pajustifikuara”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në pyetjen decentralizimit fiskal të paralajmëruar të komunave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shilegov tha se ky është sistem për të cilin janë përkushtuar edhe Qeveria, por edhe BNJVL-ja dhe që ai e mbështet, sepse, sipas tij, nuk është e saktë që qytetarët në komuna të caktuara të jenë borxhlinj nga njëra anë, ndërsa ndonjë komunë tjetër të mos i kryej funksionet themelore të mbledhjes së tatimit të pronës dhe për atë llogari të jetë i ngarkuar ndonjë buxhet tjetër shtetëror ose komunal.

“Që nga viti 2005, kur filloi ky sistem i vetëqeverisjes lokale, deri më tani, ne kemi mbledhur përvojë të mjaftueshme për t’i bërë krahasimet dhe për t’i përcaktuar edhe të mirat dhe të këqijat e ekzistencës së një sistemi të tillë dhe komunave me kompetenca të tilla që kemi. Kjo është arsyeja pse ne e filluam procesin e zbatimit, duke përfshirë decentralizimin fiskal, jo vetëm institucional, do të thotë këto janë dy procese që duhet të shkojnë paralelisht, institucionalja për ta ndjekur decentralizimin fiskal, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të një pyetjeje gazetari.

Ai theksoi se mendimi i BNJVL-së dhe Qeverisë është që duhet të krijohet një sistem i shpërblimit fiskal të komunave të disiplinuara.

I pyetur në lidhje me rritjen e paralajmëruar të të ardhurave komunale, Shilegov tha se është planifikimi i buxhetit dhe një masë e të ardhurave të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori