LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Mbi 117 mijë metra katrorë sipërfaqe të reja të gjelbra në Shkup

Shilegov:  Mbi 117 mijë metra katrorë sipërfaqe të reja të gjelbra në Shkup

“Thyhet rekordi i krijimit dhe ripërtëritjes së sipërfaqeve të gjelbra në vigjilje të mbjelljes vjeshtore në qytet. Tani i kemi 117 mijë metra katrorë gjelbërim të ri në Shkup”, informoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Rekordi i deritanishëm, siç tha Shilegov në konferencën për shtyp, ka qenë 100 mijë dhe pret kjo sasi ose cilësi e gjelbërimit, duke e pasur parasysh se po hyjmë në periudhën e vjeshtës, të tejkalohet.


Ai sqaroi se bëhet fjalë për më shumë sipërfaqe të gjelbra të ripërtërira dhe të ngritura siç janë parku i ri në Hekuranë në sipërfaqe prej 4.460 metra, korridori i gjelbër në bulevardin “Nikolla Karev” gjegjësisht “Rruga e Plastikave” nga kazerma “Ilinden” deri tek udhëkryqi “Detelinka” me sipërfaqe prej 11.638 metra katrorë, sipërfaqe e gjelbër e re në bulevardin e sapohapur “Asnom” në sipërfaqe prej 13.498 metra katrorë, gjelbërimi i ri në bulevardin e ri “Hristian Todorovski Karposh” në sipërfaqe prej 5.917 metra katrorë, sheshi i gjelbër midis bulevardeve “Hristian Todorovski Karposh” dhe “Kërste Asenov” në sipërfaqe prej 6.608 metra katrorë, parku tek rruga “Cetinska” në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, parku në Saraj në sipërfaqe prej 1.500 metra katrorë.

Këtu, siç sqaroi Shilegov duhet të shtohen edhe ish-deponitë në Miçurin dhe Kisella Vodë, më sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 18.000 metra katrorë si edhe aktivitetet të cilat i punon Qyteti i Shkupit nëpër Komunën Karposh për ngritjen e pjesës së tretë të parkut të qytetit në sipërfaqe më të madhe se 60.0000 metra katrorë.

“Gjithashtu duhet të përmenden edhe NP “Parqe dhe Gjelbërime” të cilët vetëm gjatë periudhës së pandemisë i rinovuan 47.000 metra katrorë të reja me angazhim të jashtëzakonshëm në kushte të jashtëzakonshme. Kur ishim në fushatë me bashkëqytetarët kemi biseduar për një Shkup të ri të gjelbër, ditë pas dite, hap pas hapi, hapësirat e gjelbra po shtohen dhe po fitojnë cilësi të re, cilësi siç e meritojnë qytetarët tanë”, tha Shilegov.

Share this

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori