Shikoni si do të duket Tuna në videoklipin e ri (Foto)

Këngëtarja Tuna Sejdiu, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani. Me këtë të fundi po përflitet se këngëtarja shkupjane është në lidhje.
Kënga e tyre e re është gati, dhe tani pritet vetëm finalizimi i videoklipit, i cili është duke u bërë nga produksioni kosovar, Imagine Films.
Tuna ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi me mbishkrimin “Së shpejti”, ku edhe ka treguar pak se si do të duket në videoklipin e ri.
Ajo vazhdon të jetë ende në top formë dhe seksi, por kësaj rradhe në sy bie edhe tatuazhi i saj në krahun e djathtë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/08/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































