Volkswagen T-Roc ka arritur vlerësimin maksimal prej pesë yjesh në testet më të fundit të sigurisë Euro NCAP, duke konfirmuar standardet e larta të sigurisë që Volkswagen i aplikon në të gjitha segmentet e automjeteve.

Kandidati i ri i fuqishëm i Volkswagenit është dëshmuar edhe një herë. Nën kushtet gjithnjë e më të rrepta të testimeve të sigurisë, T-Roc u tregua i shkëlqyer.


Shumë shtesa sigurie dhe sisteme asistence të shumta standarde sigurojnë rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë e testimit – mbrojtjen e pasagjerëve të rritur, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të cenueshëm në trafik.

- YouTube www.youtube.com

SUV-i kompakt vjen i pajisur me një sërë sistemesh të avancuara të sigurisë që gjenden që në versionin bazë, duke përfshirë sistemin e paralajmërimit gjatë daljes nga automjeti që mbron çiklistët, sistemin e frenimit kur afrohet një automjet nga drejtimi i kundërt, Front Assist me njohjen e këmbësorëve dhe çiklistëve, si dhe Lane Assist për mbajtjen e automjetit brenda korsisë.

Gjermanët, në çdo rast, kanë arsye për kënaqësi. Në fillim të këtij viti, edhe Volkswagen Tayron mori vlerësimin më të lartë prej pesë yjesh, ndërsa testimet e ripërsëritura të modeleve Golf, ID.3 dhe ID.4 për vitin 2025 konfirmuan se këto modele vazhdojnë të mbajnë nivelin më të lartë të sigurisë falë përmirësimeve të vazhdueshme. /Telegrafi/