Influenceri i famshëm spanjoll Ibai Llanos dhe ylli i Real Madridit Vinicius Junior u bënë hit në rrjetet sociale pasi futbollistët e Barcelonës pësuan një humbje të rëndë 400 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Të besuarit e Hansi Flick u mposhtën me rezultat të thellë në duelin që u zhvillua në Madrid, i cili u përcoll me polemika të shumta për shkak të ndarjes së drejtësisë,


Ishte ky rezultat që u bë temë e një videoje virale në të cilën Ibai Llanos i zbulon yllit të Real Madridit se rivali i tyre më i madh humbi bindshëm.

@marca.com 👀 Así descubre Vini, por Ibai Llanos, que el Barça iba perdiendo 4-0... y esta fue su reacción 😲 #DeportesEnTikTok #futbolentiktok ♬ sonido original - Diario MARCA

Kur dëgjoi se Barcelona humbi 4-0 në Madrid, Vinicius nuk mundi ta fshihte habinë e tij në fillim.

Braziliani reagoi me një buzëqeshje dhe mosbesim dhe reagimi i tij spontan shumë shpejt pushtoi rrjetet sociale.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më datë 3 mars dhe Barcelona do të synojë të bëjë rikthimin spektakolar në prani të tifozëve të saj./Telegrafi/

telegrafi sport app