“Shikoni nga unë kur keni topin”: Arsene Wenger shpjegon si e prishi Kylian Mbappe kurthin e pozitës jashtë loje të Barcelonës në “El Clasico”

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Barcelona nuk kishte pjekuri prandaj edhe e humbi “El Clasicon”, derisa dha lëvdata për paraqitjen e Kylain Mbappe.
Sipas Wenger, Mbappe iu ka kërkuar pasime mesfushorëve të Real Madridit mes dy qendërmbrojtësve, pasi e dinte se katalunasit nuk e kanë më Inigo Martinez.
Duke folur për “BeIN Sports” në lidhje me golin e Mbappe, ku ai arriti të thyente kurthin e pozitës jashtë loje të Barcelonës, Arsene Wenger e shpjegoi në detaje.
“Barcelona humbi Inigo Martinezin, një lojtar me përvojë në mbrojtje. Nuk kishin as Lewandowskin, as Raphinhan – dy lojtarë me përvojë”.
“Barcelona sot i mungoi pjekuria. Mbappe u tha mesfushorëve të tij: ‘Do të bëj vetëm vrapime mes qendërmbrojtësve, më shikoni sa herë që e keni topin’”.
🗣️ "Today you can see that the defence on the goal from Mbappe lacks maturity and experience. Up front today, no Lewandowski, no Raphinha..."
Arsene Wenger explains where it went wrong for Barcelona today.#LaLiga #ElClasico pic.twitter.com/OnxCUk2VzK
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) October 26, 2025
Francezi shënoi golin e tij të 12-të në karrierë kundër Barcelonës, edhe pse në pjesën e dytë iu prit një penallti nga Wojciech Szczesny.
Mbappe ka shënuar tashmë 17 gola në 16 ndeshje për Real Madrid këtë sezon (2025/26)./Telegrafi/



















































