Shikoni momentin kur motoçiklisti për pak sa nuk përplaset me ariun (Video)
Një video e postuar në internet, tregon momentin kur një ngasës i një motoçiklete duke shëtitur rrugës, për pak sa nuk përplaset me një ari i cili me sa duket kishte zbritur nga mali dhe bëhej gati të kalonte rrugën, transmeton Telegrafi.
Por ende nuk dihet nëse ariu kishte dalë në rrugë për ta sulmuar motoçiklistin apo thjeshtë donte të kalonte rrugën, por një gjë është e sigurt që shoferi është frikësuar tej mase duke thënë “wow”.
Fatmirësisht ai arrin ti shpëtojë më të keqes, dhe kështu vazhdon rrugën për ku ishte nisur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































