Soja është artikull i shëndetshëm dhe i shijshëm, kur në ndonjë ushqim i bashkoni këto dy përparësi të saj, do të përftoni specialitet të vërtetë

Kjo është zgjedhja jonë:


Nevojiten:

- 100 g copëza soje,- Piper kokërr, - Thelpinj të hudhrës, - 3 lugë vaj ulliri, - Lëng i një limoni,- Erëza bimësh të thata, - 2 speca, - Sallatë të gjelbër.

Përgatitja:

Në ujë të ftohtë qitni erëzat bimore të thata dhe copëzat e sojës. Zieni afro dhjetë minuta dhe kulloni mirë.

Përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrat, erëzat bimore të thata, borzilokun dhe rigonin dhe bashkoni copëzat dhe lërini të qëndrojnë.

Pastaj fërgoni në vaj të nxehtë.

Specat e freskët dhe sallatën kulloni dhe shërbeni me sojë dhe oriz.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.