LAJMI I FUNDIT:

Shihni se cila gjeneratë e Mazda MX-5 Miata është më e shpejtë në këtë ‘drag race’

Shihni se cila gjeneratë e Mazda MX-5 Miata është më e shpejtë në këtë ‘drag race’

Mazda MX-5 Miata ka pësuar disa ndryshime të mëdha që kur debutoi mbi 30 vjet më parë. Pavarësisht nga të gjitha këto, gjenerata e katërt Miata ND ende nderon frymën lëvizëse të paraardhësve të saj dhe një video e re thekson ndryshimin e performancës midis Miata-s së fundit dhe paraardhësve të saj.

Gjenerata e parë Mazda Miata NA bëri bujë me motorin e saj 1.8 litërsh me katër cilindra, 131 kuaj fuqi. Ajo prodhon 152 njuton metër fuqi rrotulluese që lëviz veturën me peshë prej 990 kilogramëve.


Miata NC ka gjithashtu një motor 1.8-litërsh me katër cilindra por që prodhon 146 kuaj fuqi dhe 168 njuton metër fuqi rrotullues. Një manual me pesë shpejtësi e dërgon fuqinë në rrotat e pasme, ndërsa “roadster-i” peshon 1,065 kilogramë, shkruan Motor 1, përcjell Telegrafi.

Gjenerata e tretë Miata NC ka një motor më të madh 2.0-litërsh me katër cilindra që prodhon 160 kuajfuqi dhe 188 njuton metër fuqi rrotulluese. Është më e “rënda” e grupit me një peshë prej 1,100 kilogramëve.

Miata ND është më i fuqishmi i grupit, me motorin e tij 2.0-litërsh me aspirim natyral me katër cilindra që prodhon 184 kuajfuqi dhe 205 njuton metër fuqi rrotulluese. Ka një manual me gjashtë shpejtësi dhe peshon 1,030 kilogramë.

Miata më e re e pati fillimin më të mirë në këtë “drag race”, duke lënë pas paraardhësin e saj. Ai kaloi vijën e finishit i pari me një kohë çerek milje prej 14,7 sekondash. NC përfundoi i dyti me 16.4 sekonda, NB i treti me 16.9 sekonda dhe NA i fundit me 17.2 sekonda. Miata ND fitoi gjithashtu testin e frenave, duke u ndalur në distancën më të shkurtër.

Mazda vazhdon të gjallërojë zemrat e entuziastëve. Prodhuesi i veturave përditësoi së fundi ND në Japoni, duke i dhënë fenerëve të rinovuar të “roadster-it”, një sistem të ri info-argëtues dhe një diferencial me rrëshqitje të kufizuar. Përditësimet do ta mbajnë veturën të ndjehet e freskët përpara se të arrijë modeli i gjeneratës së ardhshme. /Telegrafi/