LAJMI I FUNDIT:

Shifrat e turizmit në Shqipëri, qytetarët nga Kosova zënë 43 për qind të hyrjeve në vitin 2023

Shifrat e turizmit në Shqipëri, qytetarët nga Kosova zënë 43 për qind të hyrjeve në vitin 2023

Ashtu siç pritej italianët janë grupi i vizitorëve të huaj që kanë mbajtur rekordin në vitin 2023 në Shqipëri, në raport me vendet e tjera evropiane apo të rajonit, pa përfshirë Kosovën që tradicionalisht mban peshën kryesore.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me statistikat e turizmit tregojnë se në vendin tonë vitin e shkuar kanë hyrë rreth 1 milionë italianë.


Si peshë ndaj totalit të vizitorëve që rezultojnë 10.15 milionë, Italia ka rreth 9 për qind.

Kosova është vendi që mban peshën kryesore të turizmit në vend ku rreth 43 për qind e totalit të hyrjeve vijnë prej saj.

Turizmi patriotik vijon të kryesojë shifrat pavarësisht rritjes së dukshme të peshës së vizitorëve të huaj nga vende të tjera. Konkretisht nga Kosova në janar-dhjetor 2023 kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022.

Dy vendet e tjera që mbajnë një pjesë të rëndësishme të turizmit në vend janë Maqedonia e Veriut dhe Greqia nga ku numri i vizitorëve u rrit me 10 për qind dhe 38 për qind në raport me një vit më parë. Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind.

Një tjetër grup turistësh që kanë parë rritje të dukshme në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas janë gjermanët. Këta të fundit deri në dhjetor 2023 ishin 312 mijë e një rritje prej 66 për qind në raport me vitin 2022. Ky grup turistësh mban 3 për qind të peshës së totalit duke u bërë grupi i gjashtë me më shumë vizitorë në vend.

Më pas në radhë për nga numri i të huajve që kanë vizituar më shumë vendin tonë janë Anglia, Polonia dhe Turqia.

“Në dhjetor 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia, Rumania dhe Kosova ka pasur rritjen më të madhe, krahasuar me dhjetor 2022. Gjatë vitit 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kina me 177 për qind më shumë se 2022, Turqia me 110 për qind më shumë dhe Finlanda me 105 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në dhjetor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 571,348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 9.845 dhe 2.617 shtetas” thuhet në publikimin e ministrisë. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori