Jo të gjithë qytetarët kanë arritur të dalin në votime që në orët e para të mëngjesit, e njëri prej tyre është edhe tregtari i njohur i pemëve dhe perimeve nga Gjakova, Ali Curri, i cili tregon arsyen pse ende nuk ka votuar.

“ Shi shi baba shi, qite votën me mundësi. I furnizoj qytetarët njëherë, e mandej dal edhe unë me votu. Është obligim i qytetarëve me dalë, është e drejtë. S’ka ndryshime të mëdha, nuk është keq. Le të fitojë më i miri. Unë me politikë nuk merrem, kam qenë i burgosur politik — kur ka qenë nevoja, e kam bërë, kam qenë i burgosur në Serbi”, shprehet Curri.


E pyetur nga gazetarja e Tv Dukagjinit se pse gjakovarët njihen si "dorështrënguar", ai tha: “Jemi bukëdhënës, jemi të parët, por na ka mbet tiketa”.

Në një atmosferë të tillë, mes humorit e thjeshtësisë popullore, qytetari nga Gjakova përçon një mesazh të qartë: “Pavarësisht lodhjes apo angazhimeve të përditshme, votimi është detyrim dhe e drejtë që duhet ushtruar me përgjegjësi”. /Telegrafi/