LAJMI I FUNDIT:

Shi e breshër në disa qytete të vendit (Foto)

Shi e breshër në disa qytete të vendit (Foto)

Në qytetin e Shtimes dhe Istogut këtë të diele ka rënë shi dhe breshër i madh.

Këtë e kanë bërë të ditur qytetarët të cilët kanë dërguar fotografi.


Sipas qytetarëve, breshëri ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore. Madhësia e breshrit arriti deri në 5.5 cm, e kjo gjë është dëshmuar edhe përmes realizimit të një fotografie.

Ndërkaq, meteorologët kanë parashikuar se në ditët në vijim, do të ketë sërish reshje shiu.

Më poshtë keni disa pamje të breshërit, por edhe të vetëtimave në disa qytete të Kosovës. /Telegrafi/