LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Partitë politike dështuan në përmbushjen e reformave thelbësore në media

SHGM: Partitë politike dështuan në përmbushjen e reformave thelbësore në media

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndet konstatimet fillestare të Misionit Monitorues Ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me të cilat ”qartë konstatohet se partitë politike nuk e kanë përmbushur detyrimin nga Marrëveshja e Përzhinos për reforma thelbësore në media”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e SHGM-së dërguar Telegrafit Maqedoni thuhet se ”monitoruesit ndërkombëtar e konfirmuan qëndrimin e SHGM-së se etika gazetareske nuk mund të imponohet në media me dënime ligjore. Ata me të drejtë konstatojnë se televizionet kombëtare Sitell, Kanal 5 dhe Alfa nuk kanë siguruar raportim të balancuar dhe të paanshëm në lajmet e tyre dhe në mënyrë të hapur kanë përkrahur partinë në pushtet OBRM-PDUKM-në.


Edhe pse këto media kanë ndarë në mënyrë të barabartë hapësirën mediatike për pjesëmarrësit në zgjedhje, kanë raportuar me ton pozitiv për pushtetin, ndërsa për opozitën më së shpeshti me ton negative. Është regjistruar dukuri që këto televizione kombëtare të transmetojnë informacione të dyshimta nga internet si lajme politike.

Përveç asaj, kanë dështuar të gjitha tentativat e mediave që të organizojnë debate me të gjithë pjesëmarrësit kryesor në procesin zgjedhor për shkak të refuzimit të kandidatëve të marrin pjesë në këto debate. Monitoruesit me të drejtë vlerësojnë se zgjidhja e re ligjore për mediat është joefikase për shkak të mospërputhjes së saj dhe mandatit jo të qartë të komisionit të përkohshmëm për ndjekjen e raportimit të mediave 100 ditë para zgjedhjeve.

Ata potencojnë se edhe pse Komisioni ka propozuar 57 procedura ndëshkuese kundër mediave për raportim jo të balancuar, fushatë të fshehtë të funksionarëve qeveritarë dhe marketing të paguar politik, gjykata është prononcuar vetëm për dy lëndë, të cilat i ka hedhur poshtë si të pabaza. Monitoruesit gjithashtu nënvizojnë edhe dukurinë e vetëcensurës dhe mungesës së pavarësisë së politikës redaktuese të mediave, për shkak të interesave politike dhe biznesore të pronarëve, ndërsa kanë regjistruar edhe raste kur përfaqësues të partisë në pushtet BDI kanë kërcënuar redactor të lajmeve.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori