SHGJBK ankohet në listën e gjyqtarëve dhe delegatëve

SHGJBK, e cila drejtohet nga kryetari Alban Vula, është e indinjuar thellë me veprimet e fundit të Bordit të FBK-së, siç njofton ajo, me aprocvimin e listave të gjyqtarëve dhe vëzhguesve, duke u ankuar për një moskoordinim relacioni Shoqatë-Federatë-Shoqatë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që listat e propozuara duhet ta kenë aprovimin e Bordit të FBK-së. Por, ndryshimet e bëra në listën e gjyqtarëve-delegatëve, është një dukuri që shumë rrallë ka mundur të ndodh në FBK. Fakti është se mund çdoherë të korigjohen ndoshta ndonjë propozim i “gabuar”, por jo edhe ndryshime masovike”, ankohet SHGJBK.
Kjo e fundit kërkon nga Bordi i FBK-së t’ia argumentojë ndryshimet e bëra, ndërsa e konteston futjen e dy delegatëve direkt në listën A, të Hajrullah Rexhepit dhe Alban Lumit.
“Dihet se ata kanë qenë jo aktiv për 2, respektivisht 1 vitin e fundit, duke qenë jashtë veprimtarisë së çdo aktiviteti në SHGJBK. Për këtë, edhe vet Bordi i FBK-së i ka aprovuar Propozicionet e Garave, ku thuhet se gjyqtari ose vëzhguesi i cili nuk merr pjesë në seminarët dhe testimet e obligueshme para dhe gjatë edicionit garues, dënohet me fshirje nga lista. Të lartpërmendurit nuk i janë nënshtruar testit nga viti 2009, respektivisht 2011. Pra, në bazë të cilit kriter ata emërohen direkt në listën A?”, vazhdon ankesa.
SHGJBK kërkon dhe i bën thirrje Bordit të FBK-së që edhe një herë ta analizojë dhe diskutojë propozimin e listave të propozuara në SHGJBK, ndërsa presin përgjigje deri më 8 tetor. /Express/Telegrafi/




















































