LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizohet vendimi për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit

Shfuqizohet vendimi për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin 28/2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar.

Sipas ATK-së, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor.


Me vendimin e kaluar, bizneset pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë ishin liruar përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja. /Telegrafi/