LAJMI I FUNDIT:

“I shfrytëzon gjërat intime” – Debat i ashpër mes Gjestit dhe Xhenetës

“I shfrytëzon gjërat intime” – Debat i ashpër mes Gjestit dhe Xhenetës

Në darkën e të nominuarve, atmosfera ka qenë e tensionuar, pasi Xheneta dhe Gjesti kanë vazhduar një debat të fuqishëm, duke shkëmbyer akuza të rënda.

Gjatë bisedës, Xheneta i ka drejtuar një akuzë të fortë Gjesti, duke i thënë: “Ti je i pari që i pren në besë njerëzit. Unë ta kam zgjat dorën në prezencë të Lelës, ti je çu ke fol për mua.”

Gjesti e ka mohuar këtë akuzë, duke u mbrojtur dhe sugjeruar se e kundërta ka ndodhur, duke e përmendur se Xheneta ka qenë ajo që ka folur për të. Megjithatë, tensioni mes tyre vazhdoi të rritej, duke u bërë i dukshëm për të pranishmit, të cilët nuk mund të mbeteshin indiferentë ndaj kësaj përballjeje të ashpër.


Në një moment tjetër të debatit, Xheneta e ka akuzuar Gjestin për shfrytëzim të situatave intime. “Këtë javë ke vazhduar me komentu edhe salikonin tim,” tha ajo, duke iu drejtuar me një ton të lartë zëri dhe duke theksuar se komentet e tija po kalonin kufijtë e pranuar.

Ky debat ka shkaktuar një pasion të lartë ndërmjet të dyve, duke shtuar edhe më shumë tensionin në atë që tashmë është bërë një mjedis i mbushur me emocione dhe akuza.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur një bisedë të qetë, Xheneta dhe Gjesti duket se nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, duke vazhduar të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori