LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet në bankën e të akuzuarve për posedim të lëndëve narkotike, i riu nga SHBA-të tymos marihuanë para syve të gjykatësit – prangoset

Shfaqet në bankën e të akuzuarve për posedim të lëndëve narkotike, i riu nga SHBA-të tymos marihuanë para syve të gjykatësit – prangoset

Një i ri në Tennessee të SHBA-ve është arrestuar menjëherë, pasi derisa ishte në sallën e gjyqit më saktësisht në bankën e të akuzuarve, para gjykatësit ka tymosur “marihuanë”.

Spencer Boston, 20-vjeq, po bëhej gati për seancë në gjykatën e Lebanon në Tennessee, pasi mbi të rëndonin akuza për posedim të lëndëve narkotike, transmeton Telegrafi.


Por gjithçka ndryshoi kur ai nxori nga xhepi një cigare të mbushur me marihuanë, të cilin pa u menduar dy herë e ndezi në sallë para syve të gjykatësit.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë – me arrestim të menjëhershëm, dhe tani po akuzohet për herë të dytë për posedim të lëndëve narkotike. /Telegrafi/