LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet duke u testuar BMW që do të rivalizojë me Mercedes-Benz CLA (Foto)

Shfaqet duke u testuar BMW që do të rivalizojë me Mercedes-Benz CLA (Foto)

Në brendësi, pritet ta ketë motorin me po aq kuaj fuqi

Ata që kanë në pronësi një Volkswagen Golf R apo Subaru WRX STI, por duan shpejtësi më të lartë dhe më shumë përditësime, atëherë do kërkonin një Mercedes-Benz CLA, shumë më të kompletuar, transmeton Telegrafi.

Por, kjo makinë do ta ketë së shpejti një rival, që vjen prej BMW dhe në bazë të pamjeve teksa testohej, mund të thuhet se është i gatshëm për prodhim.

Modeli 2 Series Gran Coupe, është thënë se do të ketë motorin me 2.0 litra, që prodhojnë 228 kuaj fuqi, ndërsa BMW Blog raporton se versioni më i plotë do të prodhojë deri në 300 njësi.

Të njëjta burime, thonë se është ndërtuar në platformën e FWD, teksa do t’i ketë tetë shpejtësi automatike.

Ende nuk dihet kur do të lansohet BMW 2 Series Gran Coupe, por thuhet të arrijë kur Mercedes-Benz CLA, t’i lansojë dy versionet e reja. /Telegrafi/