LAJMI I FUNDIT:

Sherr me sende të forta në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari, në kërkim autori

Sherr me sende të forta në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari, në kërkim autori

Një sherr mes dy personave përfundoi me një viktimë këtë të hënë në Vlorë. Armando Meto, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.


Policia bën me dije se tashmë ka mundur të identifikoj autorin e ngjarjes së rëndë dhe është vënë në ndjekje të tij. Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa raportohet se për zbardhjen e rrethanave do të shërbejnë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet. /Telegrafi/