LAJMI I FUNDIT:

Shërimi i 100 vjeçarit nga coronavirusi që habiti mjekët në Etiopi: Qaja dhe i lutesha Zotit gjithmonë

Shërimi i 100 vjeçarit nga coronavirusi që habiti mjekët në Etiopi: Qaja dhe i lutesha Zotit gjithmonë

Shërimi nga coronavirusi i një njeriu etiopas që besohet të jetë së paku 100 vjeç, ishte i jashtëzakonshëm, tha njëri prej mjekëve që e rikuperoi atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Aba Tilahun Woldemicheal, thonë se ai është 114 vjeç, gjë që do e bënte atë njeriun më të vjetër në botë, por nuk ka asnjë certifikatë lindjeje për të konfirmuar moshën e tij.


Njerëzit mbi moshën 80 vjeç, konsiderohen të jenë ndër më të rrezikuarit nëse preken nga coronavirusi, kështu së paku kanë deklaruar studimet.

I moshuari, i cili është një murg i krishterë, ortodoks, etiopas, tani është nën përkujdesjen e nipit të tij.

“Kur isha në spital, po i lutesha Zotit, për shëndetin tim. Unë qaja dhe po lutesha që të gjithë njerëzit e vendit tim, të bëhen mirë”, tha ai për BBC.

Aba Tilahun, rezultoi pozitiv me virus, kur një proces i ekzaminimit u zhvillua në lagjen e tij në kryeqytet dhe ia identifikoi atij sëmundjen – ai më pas u pranua në spital para se t’i shfaqeshin simptomat.

Kjo i dha mundësinë mjekëve të jenë aktivë në trajtimin e tij dhe të monitorojnë nga afër gjendjen e të moshuarit.

Brenda katër ditëve nga pranimi i tij në kujdesin intensiv, gjendja e murgut u përkeqësua, dhe i moshuari u vendos në oksigjeno-terapi, shpjegon mjeku, Hiluf Abate.

Ai u trajtua për 14 ditë në spital, dhe ishte në respirator për më shumë se një javë.

I moshuari u trajtua gjithashtu me anti-biotikë dhe me pilula të deksametazonit – ilaçi i cili së fundmi edhe mori aprovimin nga ekspertët për trajtimin e COVID-19.

Aba Tilahun i mbijetoi okupimit italian midis viteve 1935 dhe 1941, rrëzimit të perandorit Haile Selassite në vitin 1974, rrëzimit të regjimit Marksist Derg në vitin 1991, dhe së fundmi mposhti edhe COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori