LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Nga të gjitha partitë ka ithtarë për shkëmbim të territoreve

Sherifi: Nga të gjitha partitë ka ithtarë për shkëmbim të territoreve

Debat i ashpër me replika e kundër replika u zhvillua në RTV Dukagjini mes përfaqësuesve të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se në të gjitha partitë ka ithtarë të shkëmbimit të territoreve.


“E dimë që ka te Vetëvendosje, ka te LDK-ja. Madje te LDK-ja është nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri i cili është edhe shef i Shtabit, që pozicion publik e ka shkëmbimin e territoreve”.

Sherifi ka thënë se presion i madh publik ka ndikuar që liderët të kenë pozicionet që kanë pasur për shkëmbimin e territoreve.

Ai ka thënë se nuk ka qenë vendimtare për mos prekjen e kufijve vetëm qëndrimi i Haradinajt si kryeministër por “meritë e skenës publike”.

Sherifi: NISMA padyshim fituese e zgjedhjeve, nëse del e para bëhet fituese e dyfishtë
Lexo po ashtu Sherifi: NISMA padyshim fituese e zgjedhjeve, nëse del e para bëhet fituese e dyfishtë

Sherifi ka thënë se nëse preket territori, kuptohet që Serbia merr shumë më tepër territor se që i jep Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori