LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Në Gllogjan u thanë gjëra që nuk është dashur të thuhen

Sherifi: Në Gllogjan u thanë gjëra që nuk është dashur të thuhen

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi e ka konfirmuar takimin e opozitës në Gllogjan para protestës së 17 shkurtit në Prishtinë, duke thënë se ajo periudhë është kapitull i mbyllur.

Ka qenë sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ai i cili ka thënë se thyerja e opozitës kishte ndodhur në Gllogjan.
Në një intervistë për Gazetën Blic, Molliqaj e ka akuzuar Sherifin si avokat të kërkesave të AAK-së në takimin e Gllogjanit, duke u përplasur me të dhe duke e shpallur edhe fundit e opozitës së bashkuar.


Në anën tjetër, Sherifi për Indeksonline ka thënë se Molliqaj e takimin tek Haradinajt në Gllogjan e sheh ashtu siç e ka thënë, por ai e sheh ndryshe.

“Jo vetëm sot, por asnjëherë nuk do të hedhë baltë mbi ata me të cilët deri dje bashkëpunuam ngushtë në funksion të kundërshtimit të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, sa i përket asaj mbrëmje mund të thotë vetëm kaq…

“Atë natë janë thënë gjëra që nuk është dashur të thuhen, por nuk kanë qenë vendimtare për rrugëtimin e përbashkët të opozitës. Megjithatë përmes respektimit reciprok duhet të lëmë hapësirë për të bashkëpunuar në të ardhmen”, ka thënë në fund Sherifi. /Indeksonline/