LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Është koha t’i thuhet Thaçit se nuk mund të përfaqësosh Kosovën në dialog (Video)

Sherifi: Është koha t’i thuhet Thaçit se nuk mund të përfaqësosh Kosovën në dialog (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi,  duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se përderisa Thaçi nuk pranon që të harmonizohet platforma e përbashkët presidencë-qeveri-opozitë, “atëherë është koha t’i thuhet se ti nuk mund të përfaqësosh Kosovën në dialog”.

Sherifi, duke folur në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se për momentin ka dy qëndrime për dialogun me Serbinë.


“Kemi dy pozicione të ndryshme sa i përket dialogut me Serbinë. Në njërën anë është qëndrimi i presidentit Thaçi, i cili është qëndrim personal i tij. Në anën tjetër kemi një qëndrim të qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila vazhdimisht është deklaruar, së paku publikisht, se janë kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë”, tha Sherifi.

“Kryeministri Haradinaj e ka bërë të qartë nuk do të jetë në një tavolinë ku diskutohet për territorin e Kosovës. E ka bërë të qartë edhe z.Limaj se në Bruksel do të shkojë vetëm me mandat kushtetues”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sherifi ka thënë se tashmë deklaratat e Haradinajt dhe Limajt për kufijtë nuk po mjaftojnë.

“Thaçi është duke insistuar në idenë e tij. Prandaj më duket se është koha t’i thuhet Thaçit se ti nuk mund të përfaqësosh Kosovën në dialog, përderisa nuk pranon që të harmonizohet platforma e përbashkët presidencë-qeveri-opozitë”, deklaroi Bilall Sherifi.

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haradinaj duhet ta merr mandatin e bisedimeve nga Thaçi.

“Thaçi duhet ose t’ia dorëzojë Haradinajt mandatin e bisedimeve, ose Haradinaj duhet t’ia kërkojë Thaçit këtë mandat dhe t’u prijë bisedimeve”, tha deputetit i koalicionit qeveritar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori