LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Deklarimet e Kurtit janë një kurth, në të cilin do të bie ai që i ka ngritur

Sherifi: Deklarimet e Kurtit janë një kurth, në të cilin do të bie ai që i ka ngritur

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, duke thënë kjo ka befasuar të gjithë ata që kanë përcjellë ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook përkujton se gjatë kohës sa ishte në opozitë, Kurti ka kritikuar qeveritë për mos përdorim të mjeteve të nevojshme për të futur nën kontroll komunat veriore, madje ishte i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, pasi kjo ndërlidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës.


Postimi i plotë i Sherifit:

“Deklarata e Albin Kurtit se “dikush është për konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës” ka befasuar të gjithë ata që kanë pasur mundësi të përcjellin ndryshimin politik të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, në të gjitha rastet kur bëhej fjalë për komunat në veri të Kosovës, Albin Kurti kritikonte qeveritë pse nuk përdornin mjetet e nevojshme për të futur nën kontroll këto komuna. Madje ai ishte tepër i zëshëm që për këtë çështje as që duhet të bëhet dialog, sepse kjo çështje lidhet me sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Tani, të gjithë atyre që e kritikojnë për mungesën e strategjisë që të përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës në masat parandaluese nga pandemia e COVID-19, ai u drejtohet me akuze se gjoja kërkuakan “gjakderdhje për ta ndarë Kosovën”.

Përveç asaj që janë të pa pranueshme, akuzat e tilla nxjerrin në shesh atë çka ka menduar Albin Kurti kur ishte në opozitë: sa herë kërkonte të dëshmohej sovraniteti në tërë territorin e Kosovës, ai paska pasur ndërmend “konflikte e gjakderdhje në terren, që për pasojë do të kishte ndarjen e Kosovës”.

Mirëpo, në kohën e rrezikut të jetëve të qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike, vetëm një gjë është e saktë: askush nuk duhet të bie në provokime të tilla. Ato janë kurthi që do të bie ai që vetë i ka ngritur”!”, ka shkruar Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori