LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë konfirmuar se kanë arritur të shuajnë zjarrin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya – një lehtësim i madh për të gjithë në zonë dhe më gjerë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Ukraina tha në orët e para të së premtes se një sulm rus në centralin bërthamor bëri që një nga ndërtesat në uzinë – një objekt trajnimi pesëkatësh – të përfshihej nga flakët.

Vetë uzina nuk u prek, por kishte frikë se zjarri mund të përhapej nëse nuk frenohej shpejt.


Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se fillimisht u bllokuan për të shkuar në vendngjarje.

Por në orën 05:20 me orën lokale, zjarrfikësit më në fund arritën të fillonin shuarjen e zjarrit.

Ai u shua rreth një orë më vonë, shkruajtën Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!”
Lexo po ashtu Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!”

Ndryshe, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.

Duke kujtuar “katastrofën globale” në Çernobil në vitin 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një “shkrirjeje” në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.

“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, u lut ai.

Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.

“Propaganda ruse ka paralajmëruar në të kaluarën se do të mbulonte botën me hirin bërthamor. Tani ky nuk është vetëm një paralajmërim, por është (një kërcënim) real”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump

Botë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Kalo në kategori