Burrat e vlerësojnë këtë pije e cila është bërë nga vetëm katër përbërës
Sherbela shëruese (Salvia officinalis) është një bimë mjekësore që është një zgjedhje shumë e zakonshme në mjekësinë popullore për proceset inflamatore të zorrëve, stomakut, mëlçisë, veshkave, tëmthit dhe traktit urinar.
Dihet se ka fuqi të jashtëzakonshme antibiotike dhe antiseptike, por dihet më pak se vlerësohet si një agjent potence, transmeton Telegrafi.
Pija bëhet duke i shtuar 30 gr sherbelë dhe 70 gr rozmarinë 2 litra verë cilësore të bërë në shtëpi dhe duke i zier të gjitha së bashku në avull për disa minuta.
Më pas vera lihet të ftohet derisa të bëhet plotësisht e vakët dhe më pas i shtohen edhe 30 gr mjaltë. Përziejini të gjitha, hidheni në kavanoz dhe pijeni në gota të rakisë para ngrënies.
Kjo pije e përgatitur në këtë mënyrë jo vetëm që është e mirë për potencën, por edhe për rikuperimin e organizmit tek personat rekonvaleshent. Poashtu, përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi e menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Nuk ju kushton asgjë ta provoni.
Sherbela është një bimë gjysmë-shkurre shumëvjeçare, 30 deri në 60 cm e lartë nga familja Lamiaceae. Qysh në kohët e lashta ajo njihej si një bimë mjekësore. Gjethet përmbajnë vaj esencial, torfe, rrëshirë, substanca të hidhura, acid fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi (oksalat kalciumi) etj.
Këshillë: Mjekimet popullore nuk janë ilaçe, por shërbejnë për të lehtësuar sëmundjet. Për çdo problem shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës