LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Rusia është një nga vendet që më së shpeshti citon të drejtën ndërkombëtare

Sheqerinska: Rusia është një nga vendet që më së shpeshti citon të drejtën ndërkombëtare

Rusia është një nga vendet që më së shpeshti citon të drejtën ndërkombëtare dhe nevojën për vendime në OKB, tha ish-ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në emisionin “Vin-Vin”.

Sipas saj, një nga fjalimet më të cituara të Putinit është ai i vitit 2008 në Konventën e Munihut.


“Ai fjalim përdoret që Putini më pas dërgoi sinjale se Rusia nuk është e kënaqur dhe e lumtur. Në të njëjtin fjalim ai tha se e vetmja organizatë që mund të japë dritën jeshile për forcën ushtarake është Kombet e Bashkuara. Nga dje keni një rezolutë me 144 shtete që i drejtojnë gishtin Rusisë”, shton Sheqerinska dhe theksoi se kjo ishte e pritshme dhe se bota nuk duhet të habitet nga një lëvizje e tillë e Rusisë./Telegrafi/