LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska nga Tirana: Armiqësitë i kemi shndërruar në aleancë

Sheqerinska nga Tirana: Armiqësitë i kemi shndërruar në aleancë

Rajoni mësoi nga gabimet e tij, ne i zëvendësuam armiqësitë me aleancë, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cili sot mori pjesë në kremtimin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO, të zhvilluar në Tiranë.

Në kuadër të kremtimit Shheqerinska mori pjesë në konferencën me temë “10 vjet Shqipëria në NATO – një rajon më i sigurt”, gjatë së cilës Ministrja iu referuar anëtarësimit tonë në NATO dhe politikat e qeverisë për realizimin e këtij qëllimi strategjik për vendin tonë.


Sheqerinska tha se në vitet 2008 dhe 2009 vendi ynë, së bashku me Shqipërinë, kanë lëvizur drejt NATO-s, por atëherë rrugët na ishin ndarë.

“Kjo na dha dy sinjale: së pari, qëllimet strategjike janë të realizueshme dhe politika e dyerve të hapura është e vërtetë, por nga ana tjetër na kujton se në qoftë se lëshohet një mundësi, mund të ndodhë që një dekadë të humbësh, dhe pikërisht kjo ndodhi me ne”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se vendi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që na ka shtyrë të përmbushim një nga synimet strategjike, anëtarësimin në NATO./Telegrafi/