LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska-Erjavec: Anëtarësimi në NATO hap rrugën drejtë BE-së

Sheqerinska-Erjavec: Anëtarësimi në NATO hap rrugën drejtë BE-së

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot realizoi takim me homologun slloven Karl Erjavec në Bled. Gjatl takimit u riafirmua miqësia e sinqertë midis dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm të mbrojtjes dhe mbështetja aktive që Sllovenia i jep Maqedonisë së Veriut në të gjitha fazat e përparimit drejt integrimit në NATO dhe BE.

“Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO menjëherë pas Greqisë dhe ishte një sinjal pozitiv për rajonin dhe vendet e tjera anëtare. Tani procesi është në përfundim. Dhe sinjalet e BE-së për hapjen e negociatave në tetor janë pozitive”, tha ministrja, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Ministri Slloven i Mbrojtjes Karl Erjavec shprehu shpresën se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do t’i hapte rrugën anëtarësimit në BE.

“Ratifikimi i shpejtë i protokollit është dëshmi e miqësisë sonë të sinqertë. Shpresoj se në Samitin e NATO-s në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotë, e cila do t’i hapë rrugën anëtarësimit në BE. Kështu ishte me Slloveninë. Jam i bindur që BE do të hapë shumë mundësi për zhvillimin e vendit”, tha Erjavec dhe përsëri ofroi mbështetjen e vendit të tij në çdo hap gjatë rrugës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori