LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO po bëhet realitet

Sheqerinska: Anëtarësimi në NATO po bëhet realitet

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në selinë e Aleancës në Bruksel, prezantoi hapësirat ku do të vendoset misioni i shtetit tonë, si një anëtare e plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot pata mundësinë të jem përfaqësuesi i parë i qeverisë sonë që hyri në ambientet që NATO – Aleanca ka përgatitur për anëtarin e saj të 30-të. Kjo tregon se të gjitha përgatitjet tona janë duke shkuar sipas planit dhe kjo tregon se ne jemi të mirëpritur në aleancën më të fuqishme ushtarake, politike”, tha Ministrja Sheqerinska.


Sheqerinska tha se në takimet me ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-së dëgjoheshin mesazhet se presin që Maqedonia e Veriut së shpejti të bëhet anëtare e NATO-s.

Në seancën e Këshillit të Atlantikut të Veriut, thuhet në deklaratë se, Sheqerinska dërgoi një mesazh se plani për ndarjen e 2 përqind të BPV-së për mbrojtjen deri në vitin 2024 është duke u zbatuar dhe se në vitin 2020 do të pasojë një rritje tjetër e buxhetit për mbrojtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori