LAJMI I FUNDIT:

Shenzheni ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzheni ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit

Shenzheni është bërë qyteti i parë kinez që ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e mishit të qenit dhe maces.

Ky vendim vjen pasi shpërthimi i coronavirusit të ri ka qenë i lidhur me mishin e kafshëve, çka ka shtyrë autoritetet kineze që të ndalojnë shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra.


Por, Shenzheni ka shkuar një hap tutje, duke zgjeruar ndalesën edhe për mishin e maces dhe qenit.
Ligji i ri është thënë se do të nisë së zbatuari nga 1 maji.

Organizata, Shoqëria Njerëzore Ndërkombëtare ka thënë se 30 milionë qen vriten brenda një viti për konsumim në Azi.

Megjithatë, praktika e ngrënies së mishit të qenit nuk është shumë e populluar në Kinë, pasi shumica e kinezëve nuk kanë bërë kurrë diçka të tillë.

“Qeni dhe macja si kafshë kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta me njerëzit për dallim nga kafshët tjera, andaj ndalimi i konsumimit të mishit të tyre dhe kafshëve tjera është praktikë e zakonshme në shtetet e zhvilluara, sikurse edhe në Hong Kong dhe Tajvan”, është cituar të ketë thënë qeveria e qytetit Shenzen për agjencinë e lajmeve Reuters.

Coronavirusi i ri, që ka shpërthyer fillimisht në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ka prekur pothuajse 1 milion persona në gjithë botën.

Aktualisht epiqendër e këtij virusi në botë janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 5,000 persona të vdekur. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori