LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 25 vjetori i Odës së Mjekëve të Maqedonisë

Shënohet 25 vjetori i Odës së Mjekëve të Maqedonisë

Oda e Mjekëve të Maqedonisë sot shënoi 25 vjet nga themelimi i saj. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në solemnitet tha se Oda edhe mëtej ta ruajë dinjitetin e mjekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sistemi shëndetësor është i përbërë prej mjekëve dhe pacientëve. Do të kemi pacientë të lumtur kur do të kemi mjek të lumtur”, theksoi Taravari.


Paralajmëroi se Ministria do të fillojë me fushatë në të cilën tregohen të gjitha tregimet e suksesshme të mjekëve, me qëllim, siç tha, pacientët ta dinë se edhe mjekët janë pacientë se edhe ata diku mjekohen.

Kryetarja e Odës së Mjekëve Kalina Gripeva Stardelova tha se Oda do të vazhdojë të punojë për të mirën e mjekëve dhe pacientëve, ndërsa paralajmëroi edhe bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, njofton AIM.

Oda e Mjekëve është formuar më 5 qershor të vitit 1992. /Telegrafi/