Gjithçka filloi më 11 nëntorin e vitit 2001 si një iniciativë e Bashkimit Evropian, pjesë e projektit “EU Integrated SME Development Programme for Kosova”/2001-2003, ndërsa nga dhjetori i 2003-tës, u mëvetësua si  agjenci e vetqëndrueshme duke implementuar deri tani mbi 300 projekte, në vend, rajon dhe më gjerë.

20-vjetori jubilar i Prishtina REA u festua me pjesëmarrjen e mbi 200 mysafirëve: partnerë, kolegë, përfaqësues nga Qeveria, programe donatorësh, ambasada, komuna, përfaqësues nga bizneset, OJQ, media si dhe mysafirë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.


FOTO 1 1

FOTO 2

Me këtë rast u prezantua një video-dokumentar, ku ishin përmbledhë një pjesë e punës dhe angazhimit dy-dekadash të Prishtina REA.

Fjalën përshëndetëse në këtë event e mbajti drejtori i Prishtina REA, z. Ahmet Jetullahu-Meti, për të vazhduar me një koktej për mysafirët dhe e tëra kjo u përcollë me tingujt e muzikës së zgjedhur, ku u ekzekutua me violinë e violinqelo.

 Prishtina REA – si Lidere Inovative e Zhvillimit, është shtytëse e zhvillimit dhe rritjes ekonomike, promovuese e investimeve ndërkombëtare dhe eksportit, asistencës teknike, menaxhimit të granteve, iniciativave PPP dhe zonave ekonomike.

FOTO 3

FOTO 4

Është zhvilluese dhe implementuese e projekteve të parqeve të biznesit e inkubatorëve, menaxhimit të aplikimeve për grante, shërbimeve të vlerësimit, monitorimit e raportimit, projekteve me programe donatorësh për Start-upe, arsimim, zhvillim të sektorit privat, reformim të administratës publike, zhvillim komunal, financim, investim e projekte për biznese, zhvillim të biznes-planeve, implementim grantesh dhe raportim.

Prishtina REA ka pasur angazhime të shumta në projekte e studime fizibiliteti e strategjish zhvillimore, bazuar në ‘vlerën për para’ dhe opcionet për implementim nga perspektiva e arsyeshmërisë dhe qëndrueshmërisë së tyre.
Janë të shumta përvojat praktike me studime fizibiliteti: private dhe publike, si dhe iniciativat e partneriteteve publiko-private.

Nuk ka as edhe një komunë ku Prishtina REA nuk ka qenë prezente me projektet dhe shërbime te partnerët dhe klientët e saj të shumtë.

ffOTO5

Prishtina REA mbetet hartuesi dhe implementuesi prijës i eventeve B2B, Match4Industry dhe panaireve tregtare në 20 vitet e aktivitetit të saj, me dedikim primar në promovimin e investimeve të huaja dhe eksportit, që tashmë është si një nga sektorët më premtues për ekonominë e vendit dhe zhvillimin e frymës ndërmarrëse.

Prishtina REA fokusohet në dizajnimin dhe implementimin e strategjive inovative dhe konkurruese duke siguruar rritje të qëndrueshme dhe mirëqenie për gjeneratat tona dhe të ardhmen.

 “Vula e Cilësisë” e Prishtina REA është eksperienca në angazhimin e ekspertëve të fushave respektive,  bazuar në trendet zhvillimore të sektorit privat, NVM-ve dhe investimeve të huaja, përfshirë diasporën, të cilët janë të interesuar në eksplorimin e mundësive atraktive biznesore për t’u adaptuar në rrethanat e tregjeve globale dhe arritjeve zhvillimore ekonomike.

Në vet esencën e themelimit të Prishtina REA, koncepti i shërbimeve të konsulencës biznesore është pasaporta e referencave të shërbimeve të saj- me impakt në rritjen e kompanive vendore përmes ofrimit të qasjes në mundësi financimi, zhvillim biznes dhe shërbime të menaxhimit të granteve; eventeve sektoriale dhe takimeve biznesore, bazuar në modele të ndryshme, si përkushtim krucial i Prishtina REA, qoftë ne nivel vendi apo atë ndërkombëtar.

foto 6

Janë mbi 1.100 biznese, si dhe klientë me të cilët deri më tani Prishtina REA ka punuar, në këtë periudhë të rritjes e zhvillimit të saj.
Thënë ndryshe,ka avancuar e ndërtuar kompetencën e saj bashkë me edhe sektorin privat kosovar.

Qysh nga krejt fillimi, Prishtina REA ka punuar me:

Projektet e BE –me orientim Ekonomik, Qeverisje Publike dhe Sektor Privat, Projektet e USAID- me orientim në Zhvillimin e NVM-ve, Projektet e financuara nga Banka Botërore, Projekte të mbështetura nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës dhe Rinisë, Ministria e Bujqësisë, dhe pothuajse të gjitha komunat, Partner në ofrim të shërbimeve për projektet e EBRD-BAS-TAM, duke përkrahur dhjetëra biznese me shërbime të konsulencës direkte, Projekte sektoriale e biznesore të mbështetura nga GIZ, Projekte e grante të mbështetura nga UNDP,

Prishtina REA ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me ministritë dhe komunat kosovare, asociacionet dhe rrjetet biznesore dhe sektorin e ICT, të prodhimtarisë dhe shërbimeve, me universitetet dhe akterë të tjera nga sistemi arsimor.

Prishtina REA ka kontribuar fuqishëm në zhvillimin lokal, strategjitë zhvillimore komunale e sektorin privat, shërbimeve bazuar në segmentin e ICT dhe asistencës teknike për institucionet qeveritare duke ofruar zhvillim të modeluar të ICT, konsulencës, trajnimeve dhe shërbimeve këshillimore në fushat e IT, Softwareve, platformave, databazave, shërbimeve online, planifikimeve strategjike, menaxhim të projekteve, planeve biznesore dhe të investimeve, hartimin e grant-aplikimeve, kërkim partnerësh, studime fisibiliteti etj.

Prishtina REA është nga organizatat vendore më të njohura si implementuese e projekteve në përkrahje nga fusha e marketingut, promovimit, brandimit, komunikimit e vizibilitetit për projektet e donatorëve, qeverisje lokale, administratë publike, zhvillim ekonomik, ICT, trajnime dhe ndërtim kapacitetesh.

Prishtina REA, shfrytëzon dhe sjell në pah përvojën unike të zhvillimit ekonomik dhe ekspertizën e saj ekonomike dhe të sektorit privat në Kosovë, duke e ofruar atë në dispozicion si shërbim konsulence për komunitetin e donatorëve, programet dhe iniciativat  zhvillimore.

Koncepti i mbështetjes së NVM-ve, financimit dhe investimeve ka qenë përherë interesi ynë madhor. Operimi dhe kompetenca e Prishtina REA, është sinonim i profesionalizmit të lartë, ndershmërisë, transparencës dhe impaktit.

Prishtina REA aktualisht po implementon projektet si në vijim:

  • Agjenda Digjitale 2030 e Kosovës, financuar nga ME/Kode/WB (leader i konsorciumit)

  • Programi i Granteve të Përputhshme (fondi prej 10.4 mil €), financuar nga MINT/WB (leader i konsorciumit)

  • Enterprise Europe Network – Kosovë/COSME ((leader i konsorciumit)

  • Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT (partner i konsorciumit)

  • Ndërkombëtarizimi i Sistemit VET – Mobiliteti i të Rinjve në BE (partner i konsorciumit)

Prioritetet e Prishtina REA për dekadën e ardhshme mund të përmbledhen si në vijim:

Inovacioni, Transformimi Digjital, R&D, Ndërkombëtarizim www.facebook.com/PrishtinaREA1 https://prishtina-rea.net/ 

Per LED