LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se ia vlen të martoheni me të

Shenjat që tregojnë se ia vlen të martoheni me të

Martesa është diçka serioze. Në ditët kur përqindja e divorcit është në rritje vazhdimisht, zgjedhja e partnerit jetësor është një proces mjaft i vështirë.

Por, si e dini nëse partneri që e keni është i duhuri për martesë?

Më poshtë i keni disa prej shenjave që e zbulojnë këtë, transmeton Telegrafi.

Komunikimi është i shkëlqyeshëm

Komunikimi është gjëja kyçe në çdo lidhje. Pa komunikim efektiv dhe pozitiv, ju nuk mund ta ndërtoni asnjë lidhje të mirë e cila zgjatë përgjithmonë.

Martesa përfshin dy njerëz të ndryshëm, me mënyra të ndryshme se si e shohin botën, me mënyra të ndryshme të mendimit dhe me ide të ndryshme – ndërkaq mënyra e vetme për ta bërë të funksionojë në lidhje është duke komunikuar.

Është emocionalisht dhe mendërisht i pjekur

Pjekuria emocionale është shumë e rëndësishme në martesë. Kjo do të thotë se dikush mund të jetë i sinqertë me vetveten dhe t’i shpreh hapur ndjenjat pa u frikësuar se do të perceptohet si i dobët.

E respektoni njëri-tjetrin

Dy njerëz nuk mund të jenë mirë përgjithmonë nëse nuk e respektojnë njëri-tjetrin. Kur e shikoni mashkullin tuaj, ju duhet të jeni e aftë t’i admironi vlerat e tij, forcën, shpirtin, njësoj sikurse ai ju admiron dhe respekton juve.

Është i mirë me tjerët

Dikush që ju trajton vetëm juve mirë, por të gjithë tjerët në mënyrë të pasjellshme, thjesht nuk është për martesë. Përse? Sepse nuk është vërtetë i mirë dhe i respektueshëm, por vetëm aktron para teje. /Telegrafi/