LAJMI I FUNDIT:

Shemsi Kodrolli nga komuniteti ashkali rrëfen përvojën e tij si mësues, tregon se këtë profesion e kishte ëndërr jetësore

Edhe pse i ri në moshë dhe me shumë barriera përpara, ai arriti që ëndrrën e tij ta bëjë realitet. Shemsi Kodrolli ka treguar sesi është të jesh mësues nga radhët e komunitetit ashkali në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Naim Frashëri’, në fshatin Zaskok të komunës së Ferizajt.

“Jam Shemsi Kodrolli nga komuniteti ashkali, punoj mësues në shkollën ‘Naim Frashëri’, në Zaskok të Ferizajt. Njëra prej dëshirave të mija ka qenë që të bëhem mësues dhe kam vazhduar shkollimin. Kam përfunduar studimet dhe kam arritur që këtë ëndërr ta realizoj”, tha ai për Telegrafin.


Ky rrugëtim për Shemsiun nuk ishte i lehtë, duke i marrë parasysh edhe kushtet ekonomike të familjes së tij. Mirëpo pavarësisht këtyre, ai thotë se prindërit e tij ishin mbështetja kyçe në realizimin e arritjeve të tij, duke u ndjerë krenar për të.

“Vështirësitë kanë qenë të mëdha, mirëpo prindërit e mi kanë qenë mbështetësit e mi kryesor. Ata gjithmonë më kanë ndihmuar dhe më kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe. E kanë pritur shumë mirë momentin kur unë jam pranuar në Fakultetin e Edukimit, janë ndier krenar dhe të lumtur për arritjet e mija. Vështirësi kisha edhe me kushtet ekonomike, por e rëndësishme është që nuk jemi dorëzuar asnjëherë, kemi vazhduar me aq sa kemi pasur mundësi dhe kemi arritur që të diplomohem”, u shpreh Kodrolli.

Mësuesi Shemsi Kodrolli në një intervsitë pë Telegrafin

Pasioni i tij për të punuar me fëmijët kishte lindur më herët, në kohën kur Shemsiu ishte duke punuar në një qendër të mësimit plotësues.

“Profesioni i mësuesit më ka tërhequr më së shumti. Ka qenë një dëshirë e madhe për të punuar me fëmijët. Unë edhe më herët kam punuar me nxënës, në një qendër të mësimit plotësues. Aty e kam parë pasionin tim për fëmijët, pash se kam kaluar shumë mirë me ta”, tregoi ai.

Mbështetje Kodrolli  kishte edhe nga vetë mësimdhënësit e shkollës të cilët thotë se po ashtu vetë i kishte mësues dhe arsimtarë.

“Në këtë profesion jam fillestar është viti i parë për mua, fillimi ishte i vështirë për mua, mirëpo me kohë edhe unë edhe nxënësit u mësuam. Shkolla e  ka pritur shumë mirë ardhjen time këtu sepse edhe unë më parë isha nxënës i kësaj shkolle, mësuesit dhe arsimtarët këtu kanë qenë shumë krenar me mua dhe me arritjet e mija, dikur i kisha mësimdhënës tani i kam koleg”, rrëfen ai për Telegrafin.

Mësuesi Shemsi Kodrolli dhe nxënësit e tij në shkollën “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt

Në klasën e mësuesit Shemsi, nuk ka pabarazi sociale edhe pse në klasë ka nxënës nga radhët e komuniteteve por edhe të shumicës shqiptare, mësuesi Shemsi i trajton të gjithë të barabartë.

“Në klasën time ka nxënës të komunitetit ashkali por edhe të shumicës shqiptare, i trajtoj të gjithë njëjtë dhe të barabartë. Janë të shoqëruar dhe të socializuar të gjithë”, tha Kodrolli.

E formula e suksesit për të është që të mos dorëzohet asnjëherë, pa marrë parasysh vështirësitë.

“Formula e suksesit është që të mos dorëzohemi asnjëherë edhe atëherë kur dorëzohemi sepse humbës nuk është ai që është rrëzuar por ai që është dorëzuar”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori