LAJMI I FUNDIT:

Shemsedin Dreshaj: Edhe përkundër fakteve të prezantuara, deputetët e pozitës nuk gjetën mirëkuptim për mantelbardhët

Shemsedin Dreshaj: Edhe përkundër fakteve të prezantuara, deputetët e pozitës nuk gjetën mirëkuptim për mantelbardhët

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur interpelancë të thirrur nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për vazhdimin e shtesave për mjekët, policët si dhe pensionistët.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se edhe pse pozitës, ju prezantuan mjaftë fakte për gjendjen në të cilën ndodhemi e sidomos mantelbardhët, që janë në vijën e parë të frontit me virusin Covid-19, nuk u morë parasysh rezoluta dhe u votua kundër saj.


Ndër të tjera infektologu Dreshaj, ka thënë se Kosova është vendi i fundit në Europë, në sigurimin e vaksinës dhe në këto kushte pandemia do të jetë e pranishme edhe për shumë kohë.

“Sot jemi vendi i fundit në Europë në sigurimin e vaksinës, nuk kemi asnjë vaksinë të blerë, kemi numër simbolik të vaksinuarish, dhe çdo ditë evidentohen raste të reja të vdekjeve dhe të infeksioneve të reja, ndërkohë që mantelbardhët janë të vetmit që vazhdimisht ballafaqohen me çdo rast, duke sakrifikuar veten dhe familjet e tyre. Deputetët e pozitës, përkundër fakteve të prezantuara sot në Kuvendin e Kosovës, nuk gjetën mirëkuptim për mantelbardhët që me një shumë simbolike të stimulohen, deri në rregullimin e pagave të dinjitetshme për këtë kategori. Në këto kushte pandemia do të jetë e pranishme edhe për shumë kohë”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

“Mentelbardhit do të vazhdojnë të ballafaqohen me këto kushte, ndërkaq, pozita aktuale nuk pranon që ta mbështes këtë kategori me një shumë simbolike, e lëre më të procedojë me Ligjin e Pagave, ku sado pak do t’ua kthente një lloj dinjiteti”, shtoi tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori