LAJMI I FUNDIT:

Shembet me tritol konvikti në Kamëz

Shembet me tritol konvikti në Kamëz

Prishja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Tiranë ka filluar nga konviktet ku banojnë që pas viteve 1990-të familjarë.

Pas prishjes së godinave në Qytetin Studenti, radha i erdhi 10 konvikteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.


Pas 1 objekti që u prish me fadroma, objekti i radhës u hodh në erë me tritol.

Për të parë nga afër shpërthimin e komanduar, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama që shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë, kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici dhe kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close.

Në zonën e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë në total 10 konvikte për tu prishur, 2 nga të cilat u hodhën.

Ndërkohë që në Qytetin Studenti, përveç 3 objekteve që janë miratuar në këshill bashkiak, janë edhe 5 të tjera që janë shënuar me kryq të kuq./Ora News

Mund të ndiqni edhe video në plane tjera nga Top Channel dhe News 24