LAJMI I FUNDIT:

Shembet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Shembet një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Një shtëpi është shembur sot në Prizren ku si pasojë lëndime kanë marrë dy persona. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.


“Rreziku nga shembja e shtëpia të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të renovohen”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Dy anëtarët e familjes Kasëmllari sot fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre, e cila është rrënuar vetvetiu nga vjetërsia.

Në vendngjarje menjëherë kanë ardhur ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.

Rreziku nga shembja e shtëpia të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të renovohen.

Lidhur me këtë problem, që nga koha kur kam qenë deputet në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar krijimin e Fondit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore me së paku 5 milionë euro, që do të mundësonte intervenime të shpejta nga ekipet e specializuara dhe me procedura specifike për shtëpitë që janë në gjendje kritike.

Ne do të vazhdojmë përpjektjet tona për krijimin e këtij fondi, duke shikuar mundësitë së bashku me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës.

Restaurimet e shtëpive të vjetra që janë në qendrën historike apo kanë vlera të trashëgimisë kulturore janë të kushtueshme dhe kërkojnë ekspertizë, prandaj ky fond është i domosdoshëm të krijohet sa më parë.

Shpresoj që të evitohen sa më parë të gjitha rreziqet nga shtëpitë e vjetëruara dhe ky të jetë rasti i fundit i një fatkeqësie të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori