Shell blen ofruesin e karikimit të veturave elektrike Volta për 169 milionë dollarë
Kompanitë e naftës nuk po presin për të parë nëse paratë e shpenzuara në lobim kanë një efekt në ngadalësimin e revolucionit të veturave elektrike dhe kërcimin në një treg që ata e njohin vërtet mirë – furnizimin me karburant.
Shell njoftoi se kanë rënë dakord në blerjen e Volta, kompanisë pronare të rrjetit amerikan për karikimin e veturave elektrike me 3,050 karrikues të shpërndarë në 31 shtete të ndryshme në SHBA, dhe gjithashtu është i pranishëm edhe në Evropë. Volta ka 3,400 stacione të tjera karikimi puna e të cilave planifikohet që të nisë së shpejti.
Me afro 156 milionë euro (169 milionë dollarë), Shell e bleu Volta-n dhe menjëherë mori qasje të menjëhershme të klientëve të tyre. Volta u rendit në vendin e dytë, menjëherë pas Tesla-s, në sondazhin e kënaqësisë së klientëve të vitit 2022. Kompania është mjaft e zgjuar në lidhje me vendet ku instalon stacionet e karikimit – kryesisht tek parkingjet e marketeve, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Por kjo është vetëm gjysma e recetës së saj për sukses. Volta është e njohur për stacionet e saj të karikimit me ekrane të mëdha që shfaqin vazhdimisht reklama, e që do të thotë se numri total është mbi 3,000 ekrane me klientët që kalojnë mjaft kohë përpara secilit prej atij ekrani.
Të ardhurat nga reklamat kompensojnë disa nga shpenzimet dhe Volta ka disa nga çmimet më të mira të tarifimit. Në fakt, kompania ofronte tarifim falas kur doli për herë të parë në treg. Plotësojeni me kredencialet e gjelbra falë vetëm energjisë së qëndrueshme që përdoret për të rimbushur veturat elektrike.
Shell nuk është kompania e parë e naftës që lëviz në këtë hapësirë dhe kur shikojmë se kush zotëron rrjetet e karikimit të makinave elektrike, del një pamje mjaft interesante. EVgo për shembull është në pronësi të LS Power, një kompani e gazit natyror.
Në fakt Shell po e largon në heshtje imazhin e kompanisë së naftës dhe po bëhet një biznes energjetik. Tashmë ajo zotëron Greenlots, që u riemërua në Shell Recharge, kompani e cila së bashku me Volta i siguron mbi 57,000 stacione karikimi. Për më tepër, kompania prodhon skuterë elektrikë dhe çdo gjë që mund të arrijë në duart e saj vetëm për t’u dukur jeshile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Lucid zgjerohet edhe në Arabinë Saudite – fillon dërgimin e veturave të para tek klientët e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak